Në Turqi, rreth 1.5 milion shtëpi u shitën në vitin 2020
Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) ka njoftuar se vitin e kaluar rreth 1.5 milion shtëpi ndryshuan pronarët në Turqi.
Sipas TurkStat, shitjet e pronave në vend u rritën me 11,2 për qind në baza vjetore në vitin 2020.
Nga këto shitje, 40.812 u shitën të huajve, me rreth 50 për qind (ose 19.175 njësi) prej tyre në Stamboll, qyteti më i madh i vendit për nga popullsia. Krahasuar me vitin e kaluar, shitjet e shtëpive për të huajt shënuar një rënie prej 10,3 për qind në vitin 2020.
Pas Stambollit, qyteti turistik bregdetar Antalya radhitet i dyti me 7.735 prona të shitura gjatë vitit të kaluar. Kryeqyteti Ankara renditet në vendin e tretë me 2.746 prona.
Iranianët kryesuan listën e blerësve të huaj të cilët blenë 7.189 prona, të ndjekur nga irakianët (6.674), rusët (3.078), afganët (1.929) dhe azerbajxhanasit (1.279).
Në shitjet e përgjithshme, Stambolli ka mbajtur vendin e parë me 17,7 për qind të transferimeve të shtëpive vitin e kaluar. Ankaraja dhe provinca perëndimore e Izmirit pasuan me 10,5 për qind dhe 6,2 për qind.
Hipotekat për shitjet e shtëpive në vend u rritën në 573.337 në vitin 2020, një rritje prej 72,4 për qind krahasuar me një vit më parë.
Shitjet me hipoteka përbëjnë një pjesë prej 38 për qind të të gjitha shitjeve të shtëpive në Turqi. Aktualisht, norma e hipotekës është midis 1,36 për qind dhe 1,9 për qind në muaj në Turqi.























