Pandemia godet ekonominë më të madhe të Europës

Pandemia godet ekonominë më të madhe të Europës

Ekonomia më e madhe e Europës ra me 5% në vitin 2020, me një pjesë të madhe të aktiviteteve ekonomike dhe sociale që qëndruan të mbyllura në pjesën më të madhe të vitit.

Sidoqoftë, shifrat nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë (Destatis) treguan se ekonomia doli relativisht mirë, krahasuar me disa shtete të tjera europiane, pjesërisht falë një baze të qëndrueshme të prodhimit vendas. Sektori i prodhimit mendohet të ketë kompensuar pjesërisht një rënie në sektorin e shërbimeve.

Rënia e produktit të brendshëm bruto (PBB) ishte gjithashtu më e vogël sesa parashikuan analistët, si dhe më pak e ashpër se tkurrja rekord prej 5.7% në vitin 2009, gjatë krizës financiare globale.

Rënia është e konsiderueshme pasi ekonomia e Gjermanisë u rrit me 0.6% në 2019. Sidoqoftë, ajo krahasohet në mënyrë të favorshme me parashikimet për Francën, Italinë dhe Spanjën, ku Banka Qendrore Europiane parashikon që PBB- të të kenë rënë përkatësisht me 9.3%, 9.0% dhe 11.1%.


MË SHUME NGA Ekonomi