OECD rishikon parashikimin e rritjes ekonomike

OECD rishikon parashikimin e rritjes ekonomike

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) azhurnoi parashikimet e rritjes ekonomike të Turqisë për vitin 2020.

Në studimin e saj të fundit ekonomik për Turqinë, organizata zbuloi se "rimëkëmbja e ekonomisë turke nga vala e parë e pandemisë ishte e fortë, por u përball me erëra të ndryshme".

Më tej theksohet se norma e rritjes së vendit vlerësohet të ketë rënë me 0,2 për qind në vitin 2020 në vend të 1,3 për qind siç pritej më parë.

Gjithashtu parashikohet që ekonomia turke do të rritet 2,6 për qind në 2021 dhe 3,5 për qind në vitin 2022.

Raporti i Ekonomik i OECD i publikuar më 1 dhjetor parashikon që rritja do të ishte 2,9 për qind në vitin 2021 dhe 3,2 për qind në vitin 2022.

Organizata globale gjithashtu tha se vlerësoi normën mesatare të inflacionit në Turqi e cila do të arrijë 12 për qind në vitin 2021 dhe 10 për qind në vitin 2022.

Raporti thekson se Turqia arriti të frenonte numrin e rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) relativisht në mënyrë efektive në fazën e parë të shpërthimit falë një infrastrukture të fortë të kujdesit intensiv dhe masave bllokuese.

"Vendi hyri në krizën pandemike me financa të shëndosha publike, por me angazhime të gjera jashtë bilancit", theksohet gjithashtu, duke shtuar se kjo erdhi në formën e garancive të kredisë qeveritare dhe përmes huazimit nga bankat publike.

Gjithashtu thuhet se rimëkëmbja e plotë nga kriza parashikohet të marrë kohë duke pasur parasysh rrjetet relativisht modeste të sigurisë sociale të Turqisë dhe borxhin e rritur të korporatave.

"Pandemia ka përforcuar sfidat e politikës monetare", shtohet më tej.

Fuqia sipërmarrëse e ekonomisë është e mrekullueshme edhe nën kushtet sfiduese makroekonomike dhe tensionet gjeopolitike rajonale, nënvizon raporti.

"Një cilësi e lartë e menaxhimit do të ndihmonte Turqinë të korrte përfitime më të mëdha nga popullsia e saj sipërmarrëse", thuhet në raport.

Duke nënvizuar se COVID-19 ka shtuar presionin financiar në sektorët prodhues, raporti paralajmëroi gjithashtu se kompanitë turke kanë mbetur prapa në miratimin e teknologjive digjitale të përparuara.