Mazreku: Qytetarët e Kosovës nuk po sigurohen
BKT
Ekonomi

Mazreku: Qytetarët e Kosovës nuk po sigurohen

Besian Beha, RTK

Pas tri ditësh nën ujë, pronarët i larguan veturat nga garazhat.

Ko pasi ndërtesat në Fushë Kosovë, ishin vërshuar nga uji.

Dhjetëra vetura janë pothaujse të pashfrytëzueshme. Kjo ka shqetësuar pronarët të cilët kërkojnë ndihmë nga shteti, madje disa nga ta janë edhe nga diaspora.

“Unë kam ardhë prej Francës kerri ka vlerë 26 mijë euro. Mua tash nuk ma paguan dëmin as sigurimi atje por as këtu. Shteti duhet me reagu”, shprehet Bekim Dedinca.

Në kompaninë ndërtuese, shprehen se objekti ka pasur pranim teknik, andaj nuk kanë asnjë përgjegjësi.

“Para 2 vjetësh neve na është bërë pranimi teknik, kjo është fakteqësi dhe ka qenë problematike me reagu. Por, me aq sa kemi pasur mundësi ne I kemi dalë në ndihmë qytetarëve edhe pse ska qenë përgjegjësei e jona, pasi komuna ska reagu”, thotë Zahir Tafili nga Cima Construction

Por, pronarëve të këtyre veturave, duket se nuk do t'iu dalë në ndihmë as shteti.

Kjo pasi në komunën e Fushë Kosovës thonë se nuk kanë buxhet.

“Ne vetëm mund t'ua japim vërtetimin që veturat kanë qenë të dëmtuara, kompanitë duhet ti kompensojnë qytetarërt pasi ne seriozisht nuk kemi buxhet”, ka thënë Ali Topalli.

E drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sqaron se kompanitë do t'i kompensojnë vetëm pronarët që kanë pasur sigurim KASKO.

“Me sqaru në gjuhën popullore, i bie që ata që e kanë kry vetëm sigurimin obligativ vjetor nuk do të komepnsohen, pasi në këso raste kompensohen vetëm për personat e tretë. Kurse, ata KASKO nëse e kanë pasur kontratën, atëherë kompensohen”, ka thënë Sami Mazreku.

E derisa kompensimi duket i vështirë për pronarët, veturat do të mbesin të mbuluara nga pluhuri edhe për disa ditë në garazha.


MË SHUME NGA Ekonomi