Edhe 166 specializantë të rinj nisin shkollimin specialistik
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se edhe 166 specializantë të rinj do t’i shtohen listës së specializantëve të cilët do të nisin shkollimin e tyre nga data 1 shkurt.
Zemaj po ashtu ka thënë se ka përmbushur synimet e tija e të cilat kanë qenë që asnjë mjekë kosovar të mos mbetet pa punë në Kosovë.
Njoftimi i plotë i tij:
Edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik, lajm i mirë për shëndetësinë dhe shtetin tonë.
Këta specializantë do të nisin specializimet më 1 shkurt dhe janë me financim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sot, po ashtu prita një grup të specializantëve të cilët kanë nënshkruar kontratat për të vazhduar specializimin.
Entuziazmi dhe pasioni i tyre për të vazhduar specializimin, është për t'u vlerësuar shumë.
Nga marrja e mandatit, e zbatova zotimin tim se asnjë mjek nuk do të jetë pa punë në Kosovë, i pranuam të gjithë aplikantët për specializim dhe konkursi për specializmet do të vazhdojë edhe këtë vit.
Të nderuar specializantë,
Mos e harroni betimin e Hipokratit dhe me ndershmëri t’i shërbeni qytetarit të Republikës të Kosovës dhe çdo pacienti që ka nevojë për ju.
Sukses, ju priftë e mbara!























