COVID-19, BQE nuk ndryshon programin për blerjen e bondeve

COVID-19, BQE nuk ndryshon programin për blerjen e bondeve

Me mbi 1 trilion euro stimuj ende të pa injektuar në ekonomi, Banka Qendrore Evropiane e la programin për blerjen e bondeve të pandryshuar, në një kohë kur Eurozona po përjeton një ngadalësim të ekonomisë si pasojë e pandemisë.

Ekspertët vlerësojnë se dimri i vështirë si pasojë e rritjes së infektimeve dhe vdekjeve ka çuar në kufizime të reja për biznesin.

“Pas kontraktimit të theksuar në gjysmën e parë të 2020-s, GDP-ja e zonës Euro u tkurr fuqishëm dhe u rrit vetëm me 12.4% tremujor pas tremujori, deri në atë të tretë. Rikthimi i pandemisë dhe bashkë me të intensifikimi i masave kufizuese kanë gjasa të çojnë në një rënie të aktiviteteve në tremujorin e katërt të 2020-s dhe pritet të ndikojë edhe në tremujorin e parë të këtij viti”, u shpreh Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane, njofton euronews.albania.

Parashikimi i Komisionit Evropian sugjeron se ekonomia e Eurozonës u tkurr me 7.8% vitin e kaluar dhe do të tkurret me 4.2% këtë vit.

Por, shifrat zyrtare për vitin e kaluar do të publikohen më 2 shkurt.