BSPK-ja i gëzohet marrëveshjes së SBASHK-ut me Qeverinë

BSPK-ja i gëzohet marrëveshjes së SBASHK-ut me Qeverinë

BSPK-ja përshëndet arritjen e  Marrëveshjes  së SBASHK-ut  me Qeverinë e Kosovës për një mbështetje shtesë në paga për tërë sektorin e arsimit për arsye të shtimit të volumit të punës dhe për arsye të rrezikshmërisë së theksuar nga Covid 19.

“BSPK-ja përshëndet dhe i gëzohet edhe marrëveshjes së SBASHK-ut, Qeverisë  dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive për sektorin e arsimit.  Marrëveshjet  për realizimin e këtyre dy kërkesave legjitime  të SBASHK-ut i konsiderojmë si përkushtim të institucioneve për të vlerësuar  angazhimin e vazhdueshëm të punëtorëve të arsimit në realizimin e misionit të tyre në edukimin e armimin e brezave nëpër vite e dekada”, thotë kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.

Besojmë se duke ndjekur këta shembuj të mirë të bashkëpunimit e marrëveshjes  do të punohet shumë edhe në nënshkrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme në nivel vendi”, ka thënë ai.