Nga 170.000 vaksinimet në Zvicër, 16 me reaksione të rënda

Nga 170.000 vaksinimet në Zvicër, 16 me reaksione të rënda

Pacientët e prekur në pesë rastet fatale ishin të moshës midis 84 dhe 92 vjeç, ka bërë të ditur Swissmedic në një njoftim për media.

Pothuajse 170.000 njerëz në Zvicër tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19. Prej tyre, reaksione të dyshimta anësore të ilaçeve (ADR) kanë pasur 42 veta.

26 prej tyre nuk ishin raste  serioze dhe, sipas Swissmedic dhe korrespondojnë me profilin e njohur të rrezikshmërisë (grupet me rrezik).

Por, gjashtëmbëdhjetë reagime ishin të rënda dhe pesë ishin fatale, kanë përfunduar me vdekje pas vaksinimit, shkruan srf.ch.

Pacientët e prekur në pesë rastet e përmendura fatale ishin të moshës midis 84 dhe 92 vjeç, ka bërë të ditur Swissmedic në një njoftim për media, transmeton albinfo.ch.

Autoriteti i barnave (Swissmedic) shkruan më tutje se, sipas gjendjes aktuale të njohurive, vdekjet kanë ndodhur nga sëmundjet që prekin më shpesh këto mosha.

Pavarësisht nga lidhja kohore me vaksinimin, nuk ka asnjë dyshim konkret se vaksinimi ishte shkaktari i vdekjes në këto raste.

Sipas Swissmedic, të gjitha raportet e dyshuara për ADR kontrollohen në detaje nga ekspertët mjekësorë në bashkëpunim me qendrat rajonale të farmakovigjilencës.

Autoriteti zvicerann i ilaçeve tregon se sipas strategjisë së vaksinimit, aktualisht janë kryesisht njerëzit në rrezik që vaksinohen, d.m.th. personat mbi 75 vjeç dhe me sëmundje kronike, përcjell albinfo.ch. Prandaj, për arsye thjesht statistikore, duhet të pritet një numër i caktuar vdekjesh që përkohësisht kanë të bëjnë me vaksinimin Covid 19, transmeton albinfo.ch.

Së këndejmi, Agjencia e Barnave është e mendimit se raportet e efekteve anësore që janë marrë dhe analizuar deri më tani nuk ndryshojnë profilin pozitiv të përfitimit nga vaksinat Covid-19.


MË SHUME NGA Shëndetësi