Zeka: Bizneset nuk po ndihmohen
BKT
Ekonomi

Zeka: Bizneset nuk po ndihmohen

Investimet në infrastrukturë, bujqësi, përmirësimi i sektorit privat dhe rritja e pagës minimale janë disa nga premtimet miliardëshe që paritë politike po i prezantojnë gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Por sipas përfaqësuesve të biznesit, këto premtime janë vazhdimësi nga zgjedhjet e kaluara.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka në një intervistë për “Telegrafin”,  ka thënë se pavarësisht këtyre premtimeve bizneset vazhdojnë të mos ndihmohen.

“Realisht po shohim premtime zgjedhore të shprehur në numra, qofshin me valuta apo me vende punë, se si kanë qenë më herët, por asnjëherë një përmbajtje konkrete apo program i detajuar që do të tregonte se si partitë politike do t’i investonin ato miliarda që tashmë po i premtojnë, apo si do t’i krijojnë ato vende punë, siç ka qenë rasti i herëve të kaluara”, u shpreh Zeka.

Ai thotë se programet e partive politike vazhdojnë të janë luks për qytetarin, e në veçanti për biznesin.


MË SHUME NGA Ekonomi