Mungesa e turizmit, operatorëve turistikë u mbetet veçse të presin
BKT
Ekonomi

Mungesa e turizmit, operatorëve turistikë u mbetet veçse të presin

Rexhep Kasmi, kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë tregoi se situata e turizmit vazhdon të ngelet e vështirë edhe për vitin 2021.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë tregoi se nuk kanë asnjë bashkërendim me instancat shtetërore për kapërcimin e krizës.

“Mund të bëjmë shumë por aktualisht kjo është lënë komplet jashtë vëmendjes. Në një farë mënyre duket sikur të gjithë kemi rënë dakord. Nuk kemi turizëm, s’kemi ç’bëjmë më shumë sesa të presim dhe kaq,” – tha Rexhep Kasmi.

Ai u shpreh se vaksinimi në Europë po ecën me ritme të ngadalta dhe zhgënjyese, gjë që do ta shtyjë edhe më tej zhvillimin e turizmit.

“Unë mendoj për fillimin e sezonit ka shumë gjëra për të bërë,” – u shpreh Kasmi ndërkohë që theksoi se pritet që lëvizjet të fillojnë në muajt maj-qershor, njofton euronews.albania.

“Vërtetë turizmi është i bllokuar totalisht por investimet nga shteti, përgatitjet nga ana e shtetit për të gjitha infrastrukturat turistike duhet të vendosen në eficencë. Ne duhet të bëjmë për turizmin edhe pse turizëm konkret nuk kemi” – shtoi ai.

Sipas tij fokusi që i është dhënë turizmit nuk është ai i duhurit dhe sqaroi se nëse personelit që i shërben turizmit i jepet vëmendje kjo do të ishte një përgatitje shumë e mirë.

Në funksion të zbutjes se situatës, Kasmi sqaroi se ka shumë për të bërë dhe ai personalisht ka pretendime në këtë pjesë.


MË SHUME NGA Ekonomi