Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

Reagimi jo i mjaftueshëm i sistemit imunitar ndaj vaksinave mund të shkaktojë mutacione dhe ta bëjë virusin më agresiv. Prej tij mund të riinfektohen edhe ata që janë shëruar.

Në rast se vaksinat nuk janë të fuqishme, viruset që anashkalojnë sistemin imunitar të njeriut, mund të prodhojnë mutacione, prej të cilave mund të infektohen përsëri ata që janë shëruar. Po ashtu nëse vaksinat që janë tani në përdorim nuk funksionojnë më, bëhet i nevojshëm rifreskimi i tyre.

Sipas vaksinologut Philip Krause, i cili kryeson grupin e punës të OBSH-së për vaksinat COVID-19 deri tani virusi korona nuk duket se është bërë rezistent ndaj vaksinave. Por ai thotë se “zhvillimi i shpejtë i mutacioneve të bën të supozosh që virusi mund të zhvillohet në një fenotip rezistent ndaj vaksinës më shpejt sesa do të dëshironim.”