Kurtishaj: Realizohen kërkesat e Transportit Rrugor
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se kanë ndërprerë grevën e paralajmëruar, pasi kërkesat e tyre do të realizohen nga Ministria e Infrastrukturës.
Ai ka thënë se këto kërkesa do të realizohen brenda një kohe shumë të shkurtër nga pakoja për rimëkembje.
Statusi i plotë:
Të nderuar Operator të sektorit të transportit rrugor të udhëtarve, sot dua të ndajë bashkë me Ju lajmin e shumëpritur për të gjithë ne. Sot pas takimit me Kryeministrin, Minsitren e Financave dhe Minsitrin e Infrastrukturës së Qeverisë së Republikës së Kosovës , u bë e mundur realizimi i kërkesave tona legjitime për mbështetje të sektorit të Transportit rrugor të udhëtarve.Dua te ju falenderoj secilin veç e veç për mbështetje të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarve dhe Odës Ekonomike të Kosovës për të gjitha çeshtjet me interes të përbashkët.
Andaj greva e paraljamruar nga nesër datë 28 janar do të nderpritet pasi kerkesat tona me marrveshje të veçante në mes të MI dhe Shoqatës do të realizohen brenda një kohe shumë të shkurt nga pakoja për rimëkembje për km sipas rendeve të udhëtimit.Në emër të gjithë Operatorëve të transportit rrugor të udhëtarve dua të falenderoj Minsitrin e Infrastrukturës, Drejtorin e Departamentit rrugor të udhëtarve dhe të gjithë zyrtarët që gjatë kohës së pandemisë ndihmuan transportin rrugor të udhëtarve me autobusë.























