Qeveria lehtëson aktivitetin ekonomik të tatimpaguesve
BKT
Ekonomi

Qeveria lehtëson aktivitetin ekonomik të tatimpaguesve

Me sponzorim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për të lehtësuar ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesëve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Përmes këtij vendimi:

 

-          Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), deri më datë 30.04.2021;

-          Lirohen llogaritë e bllokuara të të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, deri më 30.04.2021;

-          Hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në ATK, nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.  

 

Heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit nëse:

-          Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit;

-          Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;

-          Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin dhe interesin.

 

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi