AKK: Asnjë kompani nuk është e paprekshme
BKT
Ekonomi

AKK: Asnjë kompani nuk është e paprekshme

AKK pati filluar një hetim të thelluar që nga viti 2019 për një marrëveshje të heshtur të kompanive të derivateve të naftës që kemi konsideruar se kanë fiksuar çmmimet, ku mbi bazën e fakteve AKK ka shqiptuar dënime me shumën e 4 milionë eurove ndaj 14 kompanive.

Kështu deklaroi Valon Prestreshi, kryetar i AKK-së, në “Studio e hapur”, në RTK.

Tutje ai foli për aktivitetin e AKK-së terren ku, sipas tij, përmes inspektorëve kemi vëzhguar situatën në terren dhe kemi parë se çmimet tani nuk janë fikse, të njëjta.

“Kjo, tani e tutje, ofron përzgjedhjen e produktit tek klienti”, vlerësoi ai.

Ndërsa Prestreshi foli edhe për bazat e aktiviteti të Autoritetit që ai udhëheq, ku siç theksoi ai, një ndër shtyllat kryesore të AKK-së është avokimi i konkurencës që është zbatuar edhe në kohë pandemie, sidomos ndaj mallërave ushqimore, të miellit, etj. duke shmangur panikun te masa.

Më tej ai shpalosi funksionin e AKK-së si një organ i Kuvendit, që, sipas tij, ka një pavarësi të plotë ndaj qarqeve të ndryshme politike. “Organet qeverisëse mund të japin rekomandimet, por vendimet i marrim ne në mënyrë të pavarur”, shtoi ai.

“Ne si organ i pavarur veprojmë sipas ligjit dhe kemi trajtuar veprimtari biznesore që nga niveli më i ulët deri te ato më komplekse, si fjala vjen me kompani si Telekomi, pra, gjithë sekotorët ekonomikë”, deklaroi Prestreshi.

Ai, midis tjerash, foli për punën ligjore të AKK-së.

“Ligji për mbrojtjen e konkurencës është filluar në vitin e kaluar kur edhe është themeluar grupi punues inicuar nga ministri përkatës, duke arritur në përfundimin e ciklit mbi ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, të cilin, si të tillë, e kemi dorëzuar në qeveri, që presim ta procesojë në Kuvend, që konsiderojmë si një prioritet në aktivitetin tonë”, shtoi ai.

Prestreshi foli edhe për bashkëpunimin me konsumatorët, duke theksuar transparencën e AKK-së si vlerë që gëzon besim dhe ofron bashkëpunim me të gjitha shtresat, duke arritur që mbi bazën e këtij bashkëpunimi AKK të kontrollojë shumë aktivitete në kuadër të ligjit mbi konkurencën, sidmos gjatë kohës së pandemisë.

“Gjatë aktivitetit tonë në terren edhe ne kami hasur sfidat e shumta, sidomos ndaj pandmeisë, ku disa nga punëtorët tanë janë infektuar”, përfundoi ai/RTKLive

 


MË SHUME NGA Ekonomi