MI mbështet Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve
Abrashi realizon premtimin, nënshkruan marrëveshje për t’i mbështetur Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar një marrëveshje të parimeve për ta mbështetur Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.
Ministri Abrashi tha se kjo marrëveshje do të shërben që të ruhen vendet e punës në këtë sektor, duke dhënë garanci se në bashkëpunim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, do të gjenden modalitetet që të mbështetet ky sektor.
“Kjo marrëveshje do t’i ruaj më shumë se 6 mijë vende pune dhe 400 kompani që punojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të punojë me të gjitha operatorët ekonomik që t’iu del në ndihmë duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.
Abrashi tha se Ministria e Infrastrukturës do të marr të gjitha veprimet që të mbështes këtë sektor.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ky veprim konkret i Ministrisë është një hap tutje në ruajtjen e shumë vendeve të punës.
"Të nderuar Operatorë Ekonomik të transportit rrugor të udhëtarve,
Sot me Ministrin e Infrastrukturës, z. Arban Abrashi, në cilësin e Kryetarit të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, kam nënshkruar marrëveshjen e parimeve ku jemi dakorduar për t’u mbështetur kërkesat e Shoqatës për shkak të humbjeve që u janë shkaktuar nga pandemia.
Ashtu siç tha dje Minsitri Abrashi që do të ketë një marrëveshje mbi parimet, se si do të mbështetën operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve dhe kjo sot u formalizua nga të dy palët.
Të nderuar koleg deri më tani përveç vendinit për lirim të pageses për rendet e udhëtimit, kjo marrveshje është hap konkret për realizimin e kërkesave tona.
Presim zbatimin e kësaj marrëveshje shumë shpejtë, tha Kurtishaj.
Vitin e kaluar, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kishte liruar të gjithë këta operator nga rendet e udhëtimit dhe të gjitha taksat për tri vitet e ardhshme.























