13:42 / 29.01.2021
Fondi sovran i Norvegjisë fitoi 123 mld dollarë në vitin 2020
Fondi sovran i pasurisë prej 1.3 trilionë dollarë i Norvegjisë, më i madhi në botë, fitoi një kthim në investim prej 122.7 miliardë dollarë në vitin 2020, e dyta më e larta në historinë e saj 22-vjeçare.
"Pavarësisht nga pandemia që ka shënjuar vitin 2020, ai ka qenë edhe një vit i mirë për fondin,” tha Guvernatori i Bankës Qendrore Oeystein Olsen në një deklaratë. Fondi drejtohet nga një njësi e bankës qendrore.
“Sidoqoftë, kthimi i lartë na kujton gjithashtu se vlera e tregut e fondit mund të ndryshojë shumë në vijim”, tha ai.
Kthimi nga investimi ishte 10.9% vitin e kaluar, 0.27 pikë përqindje më i lartë se kthimi në indeksin e referimit të fondit.























