Rama: Do të rishikojmë taksën progresive për të ardhurat personale
BKT
Ekonomi

Rama: Do të rishikojmë taksën progresive për të ardhurat personale

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në Fokus” kritikoi programin ekonomik të Partisë Demokratike.

Kreu i qeverisë theksoi se programi i PD-së është si karakteri i liderit (Lulzim Bashës), i dobët dhe pa shtyllë kurrizore.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se do të bëjë një rishikim të taksës progresive për të ardhurat personale. 

Ai nënvizoi se ky rishikim nuk do të bëhet për shkak të fushatës elektorale, por sepse ka ardhur koha, njofton euronews.albania. 

“Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale, me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës të atyre që nuk janë në pjesën e sipërme, por në atë pjesën që ju prekët. Kjo do të bëhet bazuar në atë që është koha për ta bërë dhe e dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale”, u shpreh Rama.


MË SHUME NGA Ekonomi