Linja 400 KV e transmetimit të energjisë në Kosovë nuk funksionon
BKT
Ekonomi

Linja 400 KV e transmetimit të energjisë në Kosovë nuk funksionon

Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi nga mosfunksionimi i linjës së interkonjeksionit 400 kv Shqipëri-Kosovë që i ka kushtuar taksapaguesve 70 mln euro, humbjet arrijnë deri në 20 milionë euro.

Sipas ekspertit Preçi duhet të kryhet një auditim për të gjetur shkaqet që kanë çuar në pengimin e transmetimit të energjisë mes dy vendeve.

“Uroj mos të jetë cilësia e dobët e punimeve e marra në dorëzim pasi kemi të bëjmë me një investim kolosal mos harrojmë që humbja vjetore nga mosfunksionimi i kësaj linje llogaritet diku tek 20 mln euro në vit dhe supervizioni i këtyre punimeve në rastin konkret është KFV Gjermane kështu që mbetet për të parë raportin.”- u shpreh Preçi

Dy ditë më parë News24 mësoi se një muaj pasi Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi që linja 400 kv Shqipëri-Kosovë ka nisur operimin, 4 shtylla të tensionit të lartë të ngritura në territorin e shqipërisë, janë rrëzuar duke penguar transmetimin e energjisë. Eksperti Preçi thotë se nëse ka pasur shkelje të rënda për mosfunsionimin e kësaj linje autoritet duhet të aplikojnë penalitete mbi përgjegjësit.

“Uroj dhe shpresoj që agjencitë ligjzbatuese ti bëjnë public gjetjete dhe nëse ka shkelje të aplikohen penalitete e parashikuara në kontratën përkatëse.”- tha ai.

10 vite pas marrjes së borxhit për këtë linjë, teksa Shqipëria ka shlyer gjysmën e kredisë për ndërtimin e saj, ky investim nuk ka arritur të jetë frytdhënës. Por mesa duket 70 milionë euro investim deri tani janë shpërdoruar pasi për shkak tenderave të dyshimtë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe rrjedhimisht të cilësisë së dobët të punimeve, linja e transmetimit nuk funksionon. Me gjithë denoncimet e përsëritura të News24, Operatori I Sistemit të transmetimit hesht ndërsa linja e transmetimit të energjisë 400 kv, ende nuk funskionon.


MË SHUME NGA Ekonomi