"American Airlines", 13 mijë punonjës rrezikojnë punën
BKT
Ekonomi

"American Airlines", 13 mijë punonjës rrezikojnë punën

Kompania ajrore ka njoftuar se ka humbur 8.9 miliardë dollarë në vitin 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë së COVID-19.

Aviokompania e SHBA-së, "American Airlines" njoftoi se mund të nxjerrë me leje pa pagesë 13 mijë punonjës të saj për shkak se koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdon të ndikojë negativisht ndaj sektorit.

Në një mesazh për punonjësit lidhur me çështjen nga drejtuesi i lartë Doug Parker dhe presidenti i "American Airlines", Robert Isom thuhet se kanë kaluar pothuajse 5 javët e para të vitit 2021 dhe se situata është e ngjashme me vitin 2020.

Shpërndarja e vaksinës kundër COVID-19 nuk është aq e shpejtë sa pritet, thuhet në mesazhin në të cilin njoftohet se edhe kufizimet e reja të vendosura në udhëtimet ndërkombëtare kanë ulur kërkesat.

Më tej bëhet e ditur se ekziston rreziku që 13 mijë punonjës të nxirren në leje pa pagesë pasi me 31 mars do të përfundojë edhe paketa e ndihmës për kompanitë ajrore.

"American Airlines" në tetor të vitit të kaluar nxori me leje pa pagesë 19 mijë punonjës të saj ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar i thirri sërish punonjësit me mbështetjen e siguruar për sektorin e kompanive ajrore.

Kompania ajrore ka njoftuar se ka humbur 8.9 miliardë dollarë në vitin 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë së COVID-19.


MË SHUME NGA Ekonomi