FAO: Çmimet e ushqimit në janar më të larta në 6 vite
BKT
Ekonomi

FAO: Çmimet e ushqimit në janar më të larta në 6 vite

Çmimi global i ushqimit arriti mesataren më të lartë mujore në janar që nga korriku i vitit 2014 pas një rritjeje të qëndrueshme tetë-mujore, bëri të ditur të enjten Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO).

Indeksi i Çmimit të Ushqimit FAO regjistroi rritje me 4.3 për qind ose 4.7 pikë, nga dhjetori i vitit 2020, mesatarisht 113.3 pikë në janar.

Fitimet e mëdha tek nën-indekset e sheqerit, drithërave dhe vajrave bimorë nxitën rritjen ndërsa vlerat e mishit dhe qumështit ishin gjithashtu në rritje, megjithëse në një masë më të vogël.

Kjo shifër është një indeks i rëndësishëm nga tregtia që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të produkteve ushqimore.

Me një rritje prej 8.1 për qind nga muaji i kaluar, indeksi i çmimit të sheqerit u rrit më së shumti ndërsa kërkesa e fortë globale e importit nxiti shqetësimet për shkak të rënies së disponueshmërisë.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave FAO në janar regjistroi një rritje të ndjeshme mujore prej 7.1 për qind, të udhëhequr nga çmimet ndërkombëtare të misrit.

Muajin e kaluar, indeksi i çmimit të vajit bimorë u rrit me 5.8 për qind në nivelin e tij më të lartë që nga maji i vitit 2012.

Me rritjen e tij tetë-mujore radhazi, indeksi i çmimeve të qumështit FAO u rrit në 1.6 për qind gjatë kësaj periudhe.

Indeksi i Çmimeve të Mishit FAO shënon rritje për katër muaj radhazi, me 1 për qind nga dhjetori i vitit 2020 për shkak të importeve të shpejta globale të mishit të shpezëve.


MË SHUME NGA Ekonomi