Qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin 2021
BKT
Ekonomi

Qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin 2021

Qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin 2021

Nuk kanë kaluar ende dy muaj që nga nisja e këtij viti, por qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin 2021, njofton TCH.

Sipas aktit normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, ekzekutivi ka ndryshuar pritshmëritë për të ardhurat, duke u treguar më optimiste.

Sipas të dhënave, Financat presin që të arkëtojnë gjatë këtij viti 487 5 miliardë lekë të ardhura, rreth 3,4 miliardë lekë më shumë se parashikimi fillestar.

Ndryshime janë bërë edhe në shpenzime, duke i çuar ato në 596.2 miliardë lekë, nga 587. 6 miliardë lekë që Ministria e Financave kishte parashikuar në draftin fillestar.

Sipas ndryshimeve të bëra në aktin e parë normativ të këtij buxheti, qeveria ka vendosë të rrisë buxhetin për Fondin Rezervë me rreth 1 miliardë lekë, duke e çuar atë në total në rreth 5 miliardë lekë.


MË SHUME NGA Ekonomi