Muajin e kaluar, DAP i realizoi mbi 97 % të të hyrave të planifikuara
Në muajin e parë të këtij viti, u realizuan 97,02 për qind e të hyrave të planifikuara në bazë të taksave.
Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, sot në konferencë për shtyp kumtoi se të ardhurat e planifikuara për muajin janar 2021 arritën në 6.521 miliardë denarë dhe se 97.02 për qind e asaj që është planifikuar është realizuar.
Veçmas pas taksave, kumtoi ajo, janë mbledhur 703 milionë në bazë të tatimit mbi fitimin, 1.332 miliardë denarë nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe 4.486 miliardë nga TVSH-ja.
“Të gjithë atë që e kemi si situatë nga 1 deri më 31 janar dhe nga 1 deri më 5 shkurt 2021, deri më tani i kemi 6,830,094,291 denarë dhe nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tani kemi një rritje prej 12 për qind. Por, për shkurtin, le të presim që të përfundojë i gjithë muaji në mënyrë që ta kemi pasqyrën e plotë për dy muajt e parë të këtij viti”, theksoi Llukarevska.























