07:52 / 11.02.2021
MBPZHR mbështet komunat e Kosovës
Sot bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për mirëkuptim dhe bashkëfinancim mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe komunave të Kosovës.
Marrëveshja do të nënshkruhet për bashkëfinancimin e projektit ‘’Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”.
Eventi i nënshkrimit do të mbahet (11 shkurt 2021, e enjte) në orën 12:30, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.























