09:50 / 11.02.2021
Restorantet në Nju Jork fillojnë punën me kapacitet 25 për qind më pak
Pjesët e brendshme të restoranteve në New York, që u mbyllën si pjesë e luftës kundër përhapjes së infeksionit të koronavirusit të ri( COVID-19), do të fillojë të funksionojë me kapacitet 25 për qind më 12 shkurt.
Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, tha se është regjistruar një rënie e ndjeshme e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19 në shtetin amerikan, prandaj kjo është arsyeja pse restorantet do të funksionojnë pjesërisht nga 12 shkurti.
Pjesët e brendshme të restoranteve u mbyllën më 11 dhjetor 2020, me urdhër nga Cuomo.
Të dhënat e publikuara në "Worldometer" tregojnë se më shumë se 1,51 milion njerëz ishin infektuar dhe afër 45 mijë vdiqën nga COVID-19 në New York.























