Disa minatorë të “Trepçës” hyjnë në grevë
BKT
Ekonomi

Disa minatorë të “Trepçës” hyjnë në grevë

12 shkurt11:08 Njëqind e pesë minatorë të “Trepçës” kanë hyrë në grevë si shkak i mosmarrjes së pagave për muajin janar. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” kreu i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Gani Osmani.

“Ne patëm biseda së bashku me drejtorin me minatorët të cilët kanë vendorur që të hyjnë në grevë dhe u kemi treguar se momentalisht nuk kemi mjete nga qeveria për t’ua dhënë pagat, mirëpo ata vendosën që të hyjnie në grevë. Është e qartë se kanë kredi dhe kanë obligime familjare, por kjo është gjendja momentale”, ka deklaruar Osmani për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka thënë se niveli i prodhimit ka shënuar rritje në këtë tremujor, por duhet pritur deri në realizimin e të ardhurave. “Niveli prodhimit ka shënuar rritje në këta tre muaj, mirëpo duhet pritur derisa të shitet koncentrati”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Ekonomi