Qeveria kryen pagesën prej 20.9 milionë eurove për fermerët e Kosovës
BKT
Ekonomi

Qeveria kryen pagesën prej 20.9 milionë eurove për fermerët e Kosovës

Gjatë këtyre ditëve Qeveria në detyrë ka përfunduar ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë eurove për mbi 17.000 fermerë të Republikës së Kosovës.

Ministria e Financave theksoi se pagesa e këtyre mjeteve nga programi për rimëkëmbje ekonomike është përmbushje e plotë e programit të Qeverisë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë, si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.

“Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale nga PRE 2021 janë mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, fermerët, shëndetësia, policia, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët. Po ashtu janë liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, duke përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Janë paguar mbi 1.5 milion euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280.000 përfitues”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.


MË SHUME NGA Ekonomi