10:41 / 15.02.2021
MF nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IKAP
Sot në objektin e Institutit të Kosovës për Administratë Publike –IKAP, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes IKAP dhe Ministrisë së Financave.
Nga IKAP marrëveshjen e nënshkroi drejtoresha e përgjithshme znj. Refike Sülçevsi si dhe nga Ministria e Financave zv. Sekretari Përgjithshëm zt. Enis Spahiu.
Qëllimi i këtij memorandumi të bashkepunimit është që palët shprehin vullnetin e tyre për rritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit në realizimin e trajnimeve që bien në fushëveprimin e MF, përfshirë por duke mos u limituar në trajnime të stafit të MF dhe trajnime të zhvilluara nga departamentet përkatëse të MF për grupe të interesit.























