Impiantet e erës që nga 2007, ERE nis heqjen e licencave për katër kompani
BKT
Ekonomi

Impiantet e erës që nga 2007, ERE nis heqjen e licencave për katër kompani

Në një nga mbledhjet e fundit të këtij Enti janë bërë të ditura edhe arsyet e vendimit duke hedhur kështu poshtë edhe kërkesat për zgjatje të afatit.

Katër kompani të interesuara për të ndërtuar impiante eolikë me plane që datojnë qysh nga viti 2008 janë njoftuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për fillimin e procedurave të heqjes së licencës. Në një nga mbledhjet e fundit të këtij Enti janë bërë të ditura edhe arsyet e vendimit duke hedhur kështu poshtë edhe kërkesat për zgjatje të afatit.

Lidhur me kompaninë e parë “E-VENTO s.r.l ALBANIA” ERE nënvizon se një pjesë e turbinave, të paktën 15 për qnd e tyre kalojnë në zona historike. Po kështu nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është kërkuar pranë ERE që të mos bëhet më shtyrje e afateve të licencave pasi planet e reja të investimeve po udhëhiqen nga kuadri i ri ligjor si dhe projekte që po vlerësohen në bashkëpunim edhe me Bakën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Për kompaninë e dytë “ERS-08” sh.p.k është rrëzuar sërish kërkesa për zgjatjen e afatit për vendimin e vitit 2008. Edhe në këtë rast ERE citon kërkesën e MIE.

“Në kuadër të projektit të asistencës që MIE ka marrë nga BERZH-i për ndërtimin e parqeveeolike, është përcjellë një MEMO mbi statusin ligjor te licencave ekzistuese per prodhimin ne energjisë e elektrike nga era dhe revokimin e mundshëm te tyre, si dhe një studim mbi zonat potenciale për ndërtimin e këtyre parqeve eolike dhe zonat në të cilat, për shkak të statusit të tyre, nuk mund të ndërtohen parqe të tilla” thuhet në vendim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimi i tretë i ERE lidhet me rrëzimin e kërkesës së “HERA” sh.p.k. Kjo e fundit sipas një vendimi të 2007 i ëhstë dhënë një licencë . në aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe
shfrytëzimit të centraleve elektrik me erë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike (projekti KAPPET), me fuqi 150 MW..

Kompania e katërt për të cilën ERE ka vendosur të rrëzojë kërkesën për shtyje të afatit është .“BIOPOWER GREEN ENERGY”.Vendimet e ERE-s për nisjen e procedurave të heqjes së licencës për kompanitë vijnë vetëm pak kohë pas asaj që u nënvizua në fund të vitit 2020 kur kompanive iu lanë 30 ditë kohë për plotësimin e kushteve që duhet të bënin kompanitë. /Monitor.al


MË SHUME NGA Ekonomi