09:27 / 22.02.2021
Guvernatori Mehmeti: Sektori bankar në Kosovë ka qëndrueshmëri të lartë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike.
"Sektori bankar ka qëndrueshmëri të lartë, është likuid, mirë i kapitalizuar. Kreditë jo performuese sipas BQK-së janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 pë rqind", tha ai.
Guvernatori Mehmeti tha se BQK pret që për vitin 2021 vendi të ketë një rritje ekonomike prej 4 përqind, gjithnjë nëse situata me pandeminë shkon drejt përmirësimit.























