Kompania italiane Eni raporton 8,6 miliardë dollarë humbje në vitin 2020
Kompania italiane Eni shënoi një humbje neto prej rreth 8,6 miliardë dollarë për vitin e plotë më 2020 krahasuar me një fitim prej 148 milionë dollarësh në vitin 2019, sipas deklaratës së saj të rezultateve financiare të publikuar.
Kompania gjithashtu regjistroi një humbje në tremujorin e katërt të vitit 2020 prej 725 milionë dollarësh, më lartë sesa humbja e tremujorit të tretë të vitit 2020 prej 503 milionë dollarësh, por më ulët sesa 1,9 miliard dollarë në tremujorin e katërt të vitit 2019.
"Në një vit si askush tjetër në historinë e industrisë së energjisë, Eni ka provuar fuqinë dhe fleksibilitetin e modelit të saj të biznesit duke reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj kontekstit të jashtëzakonshëm të krizës, ndërsa përparon në rrugën e pakthyeshme të kompanisë për tranzicionin e energjisë", tha drejtori i përgjithshëm Claudio Descalzi.
Të ardhurat e vitit të plotë më 2020 arritën në 44,9 miliardë dollarë, duke shënuar një rënie prej 36,7 për qind nga 71,04 miliardë dollarë në vitin 2019.
Të ardhurat e kompanisë për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar arritën në 11,9 miliardë dollarë, krahasuar me 16,5 miliardë dollarë për të njëjtin tremujor të vitit 2019 dhe 10,5 miliardë dollarë për tremujorin e tretë të vitit 2020.
Kompania tha se formoi një organizatë të re sipas politikave të sapodakorduara.
Biznesi i burimeve natyrore të kompanisë do të ketë për detyrë të vlerësojë portofolin e naftës dhe gazit në një mënyrë të qëndrueshme dhe të menaxhojë projektet e ruajtjes së pyjeve dhe uljen e dioksidit të karbonit (CO2) ndërsa biznesi i evolucionit të energjisë do të jetë përgjegjës për prodhimin e energjisë, prodhimin e produkteve dhe shitjen me pakicë, si dhe zgjerimin e gjenerimit të energjisë së gjelbër.























