KEDS ka filluar me intenzitet të lartë punimet në projekte investive
BKT
Ekonomi

KEDS ka filluar me intenzitet të lartë punimet në projekte investive

KEDS tashmë ka filluar me intenzitet të lartë punimet në projekte investive dhe të domosdoshme për siguri të sistemit. Gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim, ekipet tona do të zhvillojnë punime në: Prishtinë, Drenas, Pejë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Sot, punimet do të zhvillohen: Në Drenas, ku do të bëhet energjizimi i linjës dhe trafostacionit të ri (dalja 10 kV Shtrubullova), ku punimet do të zgjasin në intervalin kohor 09:00 - 17:00;

Në Pejë, do të bëhet ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në TS 17 Nëntori 2 dhe TS të rr.Hekurudha;

Në Ferizaj, do të bëhet energjizimi i kabllove të reja dhe ndërrimi i kthinës në TS 110/35/10 kV Ferizaji 1, dalja 10 kV Vëllezërit Gervalla;

Në Gjakovë, do të bëhet ndërrimi i grupeve matëse dhe i transformatorëve matës rrymor të djegur në TS 24.


MË SHUME NGA Ekonomi