Gjermania më shumë eksporton në SHBA
BKT
Ekonomi

Gjermania më shumë eksporton në SHBA

Pavarësisht nga rënia e eksporteve, SHBA-ja mbajti pozicionin e saj si vendi në të cilin Gjermania eksporton më shumë

Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), vitin e kaluar tregu më i madh për eksportin e Gjermanisë ishte SHBA-ja.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale Gjermane të Statistikave (Destatis), eksportet e Gjermanisë në SHBA u ulën me 12.5 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, në 103.8 miliardë euro. Pavarësisht nga rënia e eksporteve, SHBA-ja mbajti pozicionin e saj si vendi në të cilin Gjermania eksporton më shumë.

Kina ishte eksportuesi i dytë më i madh i Gjermanisë vitin e kaluar me 95.9 miliardë euro ndërsa Franca u rendit e treta me 91.1 miliardë euro. 


MË SHUME NGA Ekonomi