Mehmeti takohet me drejtues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Mehmeti takohet me drejtues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare Sokol Havolli, janë takuar me drejtues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Në këtë takim është diskutuar rreth planeve që Fondi ka për të ndihmuar bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, përmes skemës së garantimit të kredive.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK-ja do të vazhdojë të mbështesë FKGK-në në të gjitha proceset, që do të ndihmojnë në rikuperimin e ekonomisë së prekur nga pandemia COVID-19.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Bordit, Rinor Gjonbalaj dhe drejtori i FKGK-së Besnik Berisha falënderuan Guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të gjithë BQK-së për të ndihmuar këtë institucion.