Lagarde: Mbrojtje e ekonomisë deri në përhapjen e imunitetit

Lagarde: Mbrojtje e ekonomisë deri në përhapjen e imunitetit

Në të gjithë Europën, njerëzit po përballen me pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë, ndërsa është ende shumë e pasigurt se si do të shpalosen fazat e ardhshme të saj, prandaj ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë, derisa të arrihet përhapja e imunitetit, deklaroi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në Konferencën e Semestrit Europian, e organizuar nga Parlamenti i BE-së dhe presidenca portugeze, raporton ATSh.

“Nëse përdoren për investime publike produktive, fondet e BE-së së Gjeneratës Tjetër mund të rrisin PBB-në reale të zonës së euros me rreth 1,5% të PBB-së, në një periudhë afatmesme”, shtoi ajo.

Lagarde shpjegoi se qeveritë kombëtare do të duhet të mbështesin atë që BE ka bërë për të lehtësuar tranzicionin dhe për të nxitur ndryshimin e ekonomisë europiane, për shembull, duke përmirësuar cilësinë e shpenzimeve publike dhe duke siguruar që fondet e BE-së të jenë të rrënjosura fort në politika strukturore të shëndosha.