Rriten rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA

Rriten rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA

Rezervat komerciale të naftës së papërpunuar të SHBA-së u rritën me 1.3 milionë fuçi javën e kaluar krahasuar me javën para saj.

Administrata e Informacionit të Energjisë Amerikane (EIA) njoftoi se rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në vend u rritën me 1.3 milionë fuçi (0.3 për qind) javën e kaluar në rreth 463 milionë fuçi.

Pritja e tregut ishte se rezervat do të ulen me afërsisht 5.3 milionë fuçi.

Rezervat strategjike të naftës së papërpunuar, të cilat nuk përfshihen në rezervat komerciale të naftës së papërpunuar, mbetën të pandryshuara në nivelin 637 milionë e 800 mijë fuçi.

Gjatë periudhës në fjalë, rezervat e benzinës në SHBA ruajtën nivelin e saj të javës së kaluar dhe u regjistruan si 257 milionë e 100 mijë fuçi.