SHBA: G20-a të vazhdojë mbështetjen për ekonominë e saj

SHBA: G20-a të vazhdojë mbështetjen për ekonominë e saj

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u kërkoi sot vendeve të G20-s të vazhdojnë të japin mbështetje për ekonomitë e tyre, prekur nga pandemia, nëpërmjet planeve të rimëkëmbjes dhe të mos i nderpresin shumë herët ndihmat e tyre për familjet dhe bizneset.

“U kërkoj vendeve të G20-s të vazhdojnë të marrin masa buxhetore dhe financiare të rëndësishme dhe të shmangin ndërprerjen e mbështetjes shumë herët”, theksoi ajo.

“Nëse ka një kohë për të menduar mirë, kjo është ajo”, deklaroi Janet Yellen në një letër drejtuar kolegëve të G20-s në kuadër të të takimit të tyre virtual.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u kërkoi gjithashtu vendeve të G20-s të rrisin mbështetjen e tyre për vendet e varfëra, për t’i ndihmuar ata të furnizohen me vaksina me qëllim që t’i mundësojnë ekonomisë globale të rimëkëmbet. /atsh