FMN: Bankat qendrore nuk duhet t’i përjashtojnë normat negative
Bankat qendrore në të gjithë botën nuk duhet të heqin dorë nga politikat negative të normave të interesit (NIRP), por në vend të kësaj t’i mbajnë ato në paketën e tyre të mjeteve, edhe nëse përdorimi i politikave të tilla nuk ka gjasa, sugjeroi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“NIRP ishte dhe mbetet politikisht e diskutueshme, pjesërisht sepse shpesh keqkuptohet”, theksoi trupi financiar global në një raport të ri.
“Shumë banka qendrore mund të detyrohen të marrin në konsideratë NIRP herët a vonë, edhe nëse ka efekte anësore të padëshirueshme materiale, duke pasur parasysh nivelin e ulët të normave të interesit real”, tha FMN.
Sipas raportit, normat negative janë sërish në tryezë, që kur shpërtheu kriza e shkaktuar nga COVID-19, në një mjedis ku shumë banka qendrore nuk kanë hapësirë konvencionale të politikës monetare./atsh























