Shtrenjtohet nafta pas apelit të ministrit saudit për kujdes

Shtrenjtohet nafta pas apelit të ministrit saudit për kujdes

Çmimet e naftës u ngritën më shumë se një dollar për fuçi sot pasi ministri saudit i Energjisë princi Abdulaziz bin Salman bëri thirrje për kujdes dhe vigjilencë rreth ndërprerjeve të furnizimit në të ardhmen në fillim të një takimi ministror midis Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj.

Çmimet e naftës së papërpunuar brent të Detit të Veriut u rritën me 1.01 dollarë, ose 1.6 për qind, në 65.08 dollarë për fuçi në tregtinë deri në 14:43, ndërsa nafta e papërpunuar e WTI e SHBA u shtrenjtua me 84 centë ose 1.4 për qind, në 62.12 dollarë për fuçi, raporton Reuters.

Ministrat e OPEC dhe aleatët e tyre filluan një takim sot, në të cilin tema kryesore është zvogëlimi i prodhimit të tyre të naftës në periudhën e ardhshme.

Analistët dhe tregtarët thonë se rritja katër-mujore e çmimit të "arit të zi" nga nën 40 dollarë për fuçi nuk ecën në hap me kërkesën dhe pritet që vëllimi fizik i shitjeve të korrespondojë me ofertën vetëm në pjesë e vitit 2021.

Sidoqoftë, për shkak të nivelit aktual të çmimeve mbi 60 dollarë, disa analistë parashikojnë që grupi OPEC plus do të rrisë prodhimin me rreth 500.000 fuçi në ditë dhe presin që Arabia Saudite mund të modifikojë uljen e saj vullnetare të pompimit me një milion fuçi në ditë.

Në Shtetet e Bashkuara, përkundër një rritje rekord në inventarët e naftës bruto me mbi 21 milionë fuçi javën e kaluar, inventarët e benzinës ranë në nivelin e tyre më të ulët në 30 vjet, pasi aktiviteti i rafinerisë u zvogëlua në minimum për shkak të motit të ftohtë në Teksas.

Rritja e fundit e çmimeve u ndikua gjithashtu nga njoftimi i forcave Hutu në Jemen se ata shkrepën një raketë në drejtim të objektit saudit Aramkao në Jeddah në Detin e Kuq sot. Autoritetet saudite nuk e kanë konfirmuar këtë informacion deri më tani.