Ngritën çmimet e prodhimit për 0.3%

Ngritën çmimet e prodhimit për 0.3%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt të vitit 2020, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0.3%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit që lamë pas.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 1.7%; prodhimi i pajisjeve elektrike 1.4%; prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës 0.8%; prodhimi i metaleve 0.6%; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 0.6%; prodhimi i produkteve minerale jo-metalike 0.3%; dhe prodhimi i pijeve 0.1%.

“Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-9.1%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-4.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.9%); prodhimi produkteve kimike (-0.9%); prodhimi i mobilieve (-0.5%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.4%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.3%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.3%). Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me TM4 2019, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.2%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (4.4%); prodhimi i lëkurës dhe i produkteve prej saj (3.9%); prodhimi i produkteve kimike (2.9%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.1%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1.1%); nxjerrja e xehes së metalit (0.4%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.2%)”, thuhet në komunikatë.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te prodhimi i mobilieve -5.0%; prodhimi i produkteve minerale jo-metalike -4.1%; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -4.0%; prodhimi i metaleve -2.9%; prodhimi i pijeve -2.4%; prodhimi i letrës dhe i produkteve prej letrës -1.5%; prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës -1.3%; dhe përpunimi i produkteve ushqimore -0.4%.