Mbi 512,5 milion denarë subvencione sot janë paguar për 23,524 subjekte

Mbi 512,5 milion denarë subvencione sot janë paguar për 23,524 subjekte

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, sot bëri të ditur se janë paguar mbi 512,5 milion denarë subvencione për 23524 subjekte.

Siç njoftoi ministri, pagesa e subvencioneve do të vazhdojë edhe më tej sipas kalendarit të pagesave.

Sot, në llogaritë e 23.524 subjekteve janë paguar mbi 512.5 milion denarë për subvencione:

-411.5 milion denarë, pagesa direkte për tokë të punueshme për të gjitha kulturat përveç duhanit,
-54.5 milion denarë për fermat e vogla bujqësore të cilat janë të përcaktuara sipas pagesave për tre vitet e mëparshme dhe

-mbi 46 milion denarë për të gjithë ata që kanë dërguar pula vojtëse në therrtore të regjistruara.
Pagesa e subvencioneve do të vazhdojë të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, sipas kalendarit të pagesave.


MË SHUME NGA Ekonomi