​SHBA ndaloi pirjen e duhanit në vendet e punës para 27 vjetësh

​SHBA ndaloi pirjen e duhanit në vendet e punës para 27 vjetësh

Departamenti amerikan i Mbrojtjes më 8 mars 1994 shpalli ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës, me qëllim që të parandalohen dëmet që u bëhen përdoruesve pasivë të duhanit.

Ligji është në shërbim të zvogëlimit të shpenzimeve mjekësore, të rritjes së produktivitetit në punë, si dhe bërjen e vendit të punës një vend më të pëlqyer nga njerëzit.

Përfitime të tjera nga ky ligj shihen edhe parandalimi i shkaktimit të zjarrit, pastërtia në vendin e punës, ambiente më të pastra, si dhe shumë e rëndësishme; frymëzimi i duhanpirësve për të hequr dorë nga pirja e duhanit, përcjell KosovaPress.

Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se ndalimi i duhanit në vendin e punës ka ndikim në krijimin e një ambienti ku pirja e duhanit bëhet më e vështirë, e po ashtu edhe krijimin e një mendësie ku duhani nuk shihet si i pranueshëm në jetën e përditshme.

Ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike ka ndihmuar në zvogëlimin e lindjeve të parakohshme me 10 për qind.