08:33 / 10.03.2021
Fitch riafirmoi vlerësimin afatgjatë të kreditit
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch riafirmoi vlerësimin afatgjatë të kreditit të Bankës Bullgare për Zhvillim 3 herë `B` dhe ngriti perspektivën e tij nga "e qëndrueshme" në "pozitive", bëri të ditur agjencia.
Ndryshimi i perspektivës së vlerësimit të bankës është rrjedhojë e ndryshimi analogjik të perspektivës së kreditit të Bullgarisë, që u rrit në pozitive më 19 shkurt.
Si argument për ndryshimin theksohet probabiliteti i lartë i mbështetjes për bankën nga shteti bullgar, kryesisht për shkak të pronësisë pothuajse të plotë shtetërore të bankës dhe financimit të siguruar ose të garantuar nga shteti.























