Kurtishaj: Urgjentisht të subvencionohet transporti rrugor i udhëtarëve
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, vlerësoi se problemet që janë tek operatorët e transportit rrugor, do të jenë fatale dhe epilogu do të jetë një sektor i falementuar.
Kurtishaj, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike, tha se qeveria duhet urgjentisht të subvencionojë transportin rrugor të udhëtarëve.
Ai tha se viti 2020 ka qenë fatal për transportuesit rrugor të udhëtarëve.
"Pandemia na goditi shumë, ne kemi qenë të mbyllur për tre muaj, me vendim të veçantë të qeverisë, kemi pas premtim nga qeveria që do të mbështes, pasi që ne kemi punuar me kapacitet vetëm me 50 % të ulëseve të autobusëve. Operatorët janë hyrë në obligime të mëdha dhe nuk kanë mundësi t'i shlyejnë obligimet. Nëse nuk kemi intervenim të shpejtë, do të kemi falementim të shpejt të sektorit të transportit rrugor. Jemi shteti i vetëm që nuk ka mbëshet sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve, operatorët nga Kosova kanë dhënë kontribut, para luftës në sistemin tonë në bartje të udhëtarëve shqiptarë, pas luftës kemi bartur nga të gjitha shtresat shoqërore: si nxënës, pjesëtarë të TMK-së, etj", tha ai.
Sipas tij në vitin 2020, është punuar vetëm sapër të mbijetuar
Ndryshe të enjten do të mbahet takimi i Këshillit Drejtues të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve. Pas takimit do të ketë konferencë e cila do të jetë e përqendruar në mos zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për subvencionim që është nënshkruar paraprakisht ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve.























