09:22 / 11.03.2021
Publikohet raporti i hulumtimit “Ku po shkojnë mjetet e trustit?
Sot do të mbahet konferencë, në të cilën do të bëhet edhe publikimi i raportit të hulumtimit “Ku po shkojnë paret e trustit?”, të organizuar nga Kolegji Universum, me datë: 11 Mars 2021, Ora 13:00.
Hulumtimi ka pasur për qëllim të identifikojë kategoritë kryesore drejt të cilave do të shpenzohen 10% e mjeteve të trustit pensional të tërhequra nga qytetarët.
Prezantimi i raportit do të pasohet me një diskutim paneli me njohës të politikave sociale dhe ekonomike nga vendi.
Konferenca do të zhvillohet në një format të kombinuar, me prezencë të kufizuar fizike (në Kampusin e Kolegjit Universum, Lipjan) dhe me pjesëmarrje të hapur online.























