Sektori industrial krijoi 337 mijë vende pune
BKT
Ekonomi

Sektori industrial krijoi 337 mijë vende pune

Sektori industrial i Turqisë gjatë vitit të kaluar siguroi 337 mijë vende pune shtesë, deklaroi ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së vendit, Mustafa Varank.

"Me vrullin që shihet në shifrat e investimeve dhe konsumin e energjisë elektrike në zonat industriale, Turqia ka një fillim të fuqishëm në vitin 2021", deklaroi Varank, duke folur në takimin virtual të Këshillit të Sektorit të Kimisë.

Duke prezantuar performancën e fuqishme ekonomike të Turqisë, ai tha se: "Me një kërcim prej 11.4 për qind në janar, Turqia u bë një nga vendet e G20 me rritjen më të madhe në prodhimin industrial nga viti në vit".

Pas përfundimit të vitit 2020 me rritje prej 1.8 për qind, midis vendeve të G20 shkalla e rritjes së Turqisë ishte e dyta pas Kinës, shtoi ai.

Varank theksoi se në muajt e parë të pandemisë së COVID-19 Turqia pësoi disa tkurrje, por më pas ekonomia e saj filloi të rimëkëmbet me pakot duke zbatuar politika efektive.

"Për më tepër, Turqia u ofroi ndihme më shumë se 130 vendeve gjatë pandemisë dhe do të ndajë me vendet në nevojë të gjitha sukseset e saj në luftën kundër pandemisë", shtoi ai.

Duke theksuar rëndësinë e sektorit kimik, Varank tha se me 19.5 miliardë dollarë eksporte totale, ky ishte sektori i dytë eksportues i Turqisë në vitin 2020 pas industrisë së automjeteve.

"Përveç industrive tradicionale si tekstilet, metalet, ndërtimi dhe letra, sektori kimik gjithashtu siguron lëndë të parë kritike dhe produkte të ndërmjetme në fushat e aviacionit, hapësirës, automobilizmit, teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe makinerisë".

Ministri Varank tha se kjo tregon se sektori kimik hedh bazat e ekonomisë turke.


MË SHUME NGA Ekonomi