Qytetarët s`kanë pasur kërkesa për operim me konvertim të arit
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija ka thënë se deri tash nga qytetarët nuk ka pasur kërkesa të mjaftueshme për operim me konvertim të arit, dhe si rrjedhojë nuk kanë investuar për këtë shërbim.
“Megjithatë, deri tani nga qytetarët e Kosovës mund të themi se nuk ka pasur kërkesa të mjaftueshme për operim me këtë aktivitet dhe si rrjedhojë bankat ende nuk kanë investuar për të ofruar këtë shërbim. Ky shërbim bartë një kosto të madhe për sektorin bankar, andaj edhe kërkesa duhet të jetë më e madhe që të mundësohet ofrimi i këtij shërbimi nga bankat. Sidoqoftë, besojmë se në të ardhmen bankat do të ofrojnë edhe këtë shërbim që do të jetë në dispozicion për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.
Bankat komerciale në Shqipëri kanë kursin zyrtar të këmbimit për ari dhe argjend.























