Sfidë e madhe,rishikimi i shitjeve t`pronave të Kosovës në vendet e rajonit
BKT
Ekonomi

Sfidë e madhe,rishikimi i shitjeve t`pronave të Kosovës në vendet e rajonit

Mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit po konsiderohet elemti kyç që në procesin e privatizimit Kosova me tëpër është dëmtuar se sa që ka përfituar. Ekspertët e ekonomisë në vend vlerësojnë që procesi i privatizimit është shndërruar në një biznes privat dhe jo institucional.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online vlerësoi se procesi i privatizimit është përcjellë me jo transparencë dhe keqpërdorime, qoftë nga akorët vendës dhe ndërkombëtar.

Ai thotë se ndërmarrjet që janë konsideruar më të mëdha, janë privatizuar me metodën spin-off special.

“Procesi i privatizimit në Kosovë që nga fillimi ka qenë shumë ma tepër që të implimentohet në aspektin politik se sa ekonomik.Procesi ekonomik i privatizimit ka sjellë sfida të shumta, në rend të parë mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit ka qenë elementi kyc që Kosova shumë më tepër është dëmtu nga ky sistem se sa që ka përfituar, vet fakti që kemi 845 ndërmarrje publike dhe shoqërore të cilat janë privatizuar për vetëm 645 milionë dhe është e para, vet fakti që kemi rreth 30 mijë hektarë tokë të cilët janë privatizuar për më pak se 90 milionë euro dhe vet fakti që i kemi më tepër se 80 mijë të punësuar që kanë mbet të papunë si pasojë e procesit të privatizimit e dëshmon më së mirë dështimin në këtë proces”.

“…mirëpo krejt kësaj i shtohet edhe fakti që kemi pasur shumë ndërmarrje që kanë qenë të privatizuara në spinoofin special dhe këto që jo vetëm nuk janë zbatuar por janë shndërruar në objekte banimi e dëshmon këtë situat dhe kohëve të fundit e kemi një momentum që procesi i privatizimit është shndërruar në një biznis privat se sa institucional”.

Gërxhaliu ka thënë se nga askush nuk është kërkuar llogari, për keqpërodrimet dhe shitjen e pronave së Kosovës në vendet e rajonit.

“Ne kemi pasur keqpërodrim dhe shitje të pronës së Kosovës në Mal të Zi, në Serbi ka në Kroaci në Slloveni dhe askush nuk ka kërkuar llogaridhënie se kush qëndron mas shitjes së këtyre aseteve dhe sa është dëmtuar Kosova”.

Teksa ka folur për sfidat që do ta presin Qeverinë e re rreth procesit të privatizimit, Gërxhaliu ka theksuar se rishikimi i shitjeve në vendet e rajonit do të jetë një ndër sfidat më të mëdha.

Sipas tij, këto nuk mund të bëhen pa një prokurori aktive dhe pa një sundim të mirëfilltë të rendit dhe ligjit.

“Në rend të parë qe qeveria e re duhet të ketë sfida të shumta në të cialt do të ballafaqohet, mirëpo në rend të dytë nuk mund të ketë komoditet që thotë që do të ketë ndryshim sespe vet fillimi i ndryshimit është suksesi më i madh i Qeverisë në fjalë, por barra e procesit dhe rishikimi i procesit qoftë vendor, apo i shitjes së aseteve në vendet e rajonit do të jetë një ndër sfidat por kjo kërkon një prokurori aktive dhe një sundim të rendit dhe ligjit”.


MË SHUME NGA Ekonomi