Bien eksportet në Shkurt
BKT
Ekonomi

Bien eksportet në Shkurt

Eksportet ranë me 0.9% në muajin shkurt, pas një rikuperimi që morën në janar të këtij viti. Sipas Institutit të Statistikave, në total janë shitur 250 milionë dollarë mallra jashtë vendit, ndërsa goditjen më të madhe e ka dhënë industria e fason.

Tekstilet dhe këpucët kanë kontribuar me -7.6% në peshën totale të eksporteve shqiptare, ndërsa në rënie janë edhe sektorë të mobilerisë dhe lëndëve të para.

Pavarësisht kësaj, industria ushqimore vazhdon të performojë me rrite, e po ashtu edhe produktet e tjera industriale në fushën e materialeve të ndërtimit dhe plastikës.

Importet kanë patur një rritje të lehtë në shkurt, të ndikuara këtë herë nga makineritë e pajisjet, duke dhënë sinjale për rinisjen e investimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Tv Klan

 


MË SHUME NGA Ekonomi