ATK, realizoi Seminar për Organizata Jo-Qeveritare
Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Platformën CiviKos, ka organizuar Seminar on-line për Organizata Jo-Qeveritare me temën: “Detyrimet tatimore nga OJQ-të”. Në ketë seminar morën pjesë rreth 100 përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë.
Në këtë seminar nga përfaqësuesi i ATK-së, u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:
· Tatimi në të Ardhurat nga Pagat dhe Kontributet Pensionale;
· Tatimi në Qira;
· Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;
· Tatimi në të Ardhurat e Korporatave;
· Raportimi i blerjeve mbi 500 euro.
Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Tatimeve në Kosovë, gjegjësisht Tatimi në të Ardhurat nga Pagat dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira; Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, si dhe kërkesat për Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro dhe Pasqyrave Financiare. Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre.
Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit.























