13:33 / 18.03.2021
KEDS me investime madhore në zonën turistike të Brezovicës
Ekipet e KEDS kanë vazhduar edhe sot punimet për përgatitjen finale të energjizimit të trafo blindës së re, e cila do të sigurojë stabilitet në furnizim për zonën turistike të Brezovicës.
Përmes këtij investimi, KEDS ka krijuar infrastrukturë krejtësisht të re për rrjetin e kësaj ane, duke bërë shtrirje të kabllove nëntokësore për tensionin e mesëm dhe duke shtrirë kabllo të re për tensionin e ultë.
Kësisojë, banorët e Brezovicës do të kenë furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillim të mëtutjeshëm të asaj pjese, e cila konsiderohet edhe si zonë turistike.























